Eriselda Doko lindur dhe rritur në Durrës në vitin 1986. Diplomuar në Tiranë për Shkenca Komunikimi (Gazetari) dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dega Frëngjisht profilizuar në gjuhë dhe komunikim. Me një eksperiencë televizive prej 13 vitesh, si folëse lajmesh dhe prezantuese e emisioneve të ndryshme me tematika aktuale, sociale dhe kulturore.
Falë zërit të pjekur dhe intonacionit të duhur në moshë fare të re pa mbushur 16-vjeçe ajo përzgjidhet për të qenë folëse lajmesh në një ndër televizionet e para lokale në vend. Zërin e Eriseldës e dëgjojmë në spote të ndryshme publicitare televizive dhe radiofonike.
Pas televizionit zgjedh të provojë radion. Që nga viti 2014-të është pjesë e stafit si spikere e gazetare në Departamentin e Informacionit në Top Albania Radio. Radion e quan “magjike” duke thënë shprehimisht: “Kuptova që përmes dëgjimit të zërit (që përcjellë emocionet e mia, të ndryshme nga dita në ditë në TAR ) dëgjuesit mund të shohin shumë !”