I ftuar ditën e sotme në një lidhje telefonike në “Paso” ishte Erion Braçe, ku nën moderimin e Denisit dhe Glentit, ai bëri shumë komente dhe deklarata interesante për sportin në Shqipëri, si edhe bëri një vlerësim të veçantë për të rinjtë që angazhohen me sportin. Ai gjithashtu u shpreh se duhet t’i jepet prioritet sportit në universitete. Lidhur me vlerësimin e sportistëve, Braçe bëri deklaratën e fortë:
Kur marrim lekë ne që jemi në Parlament dhe që s’bëjmë asgjë, sportistët e meritojnë…
Ndërkohë, ai e theksoi dëshirën e tij për t’u vlerësuar sportistët, por edhe rolin e sportit tek të rinjtë. Duke bërë disa kritika për qeverinë, Braçe shprehu dëshirën e tij për një rritje të investimeve në sportin e të rinjve.
Është shumë e rëndësishmë për mua që qeveria të financojë sportin e të rinjve. Duhet t’i japë jetë sportit në shkolla të mesme dhe në universitete.
Gjithashtu, një tjetër i ftuar ditën e sotme në “Paso”, në një lidhje telefonike ishte Astrit Hafizi, një profesionist në fushën e futbollit, për të ndarë mendimet e tij mbi ndeshjet e luajtura së fundmi, për të dhënë opinione, për të bërë analiza të hollësishme, por edhe parashikime mbi ndeshjet që do të luhen. Një nga temat që preku më së shumti, ishte ajo e objektivave, duke u shprehur se ekipi jonë ka folur për objektiva, të cilat janë vendosur rrugës, në bazë të rezultateve deri në atë çast.