Bota

Erdogan: Të ndalet gjenocidi në Gaza dhe Liban

Në një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund atyre që ai i quajti “gjenocidet” izraelite në Gaza dhe Liban.

Duke folur në Stamboll, Erdogan tha se të dy liderët diskutuan “luftën gjenocidale të zhvilluar nga Izraeli kundër Gazës dhe të gjitha sulmet kundër Libanit. Situata tragjike humanitare në të cilën po jeton rajoni ishte gjithashtu një nga temat.”

Turqia ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Rrip, tha Erdogan.