Rajoni

Erdogan në Beograd: Marrëdhëniet me Serbinë janë në kohë të artë!

Sot në Beograd, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se marrëdhëniet mes Turqisë e Serbisë janë në “kohën e artë”. Deklaratat i bëri në një konferencë për media me presidentin serb. Aleksander Vuçiç u shpreh se diskutuan për tema të rëndësishme gjeopolitike, si dhe mbi problemet me të cilat përballen dy vendet.

Serbia dhe Turqia kanë marrëdhënie të mia ekonomike. Ne kemi trefishuar këmbimin tregtar, në krahasim me pak vjet më parë.

Presidenti serb u shpreh se është arritur dakordësi për të përmirësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes e atë ushtarake. Erdogan takoi Vuçiçin në Beograd, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Serbi.

Dje në ditën e mbërritjes së presidentit turk në Serbi, qeveria serbe ka miratuar disa memorandume mirëkuptimi mes Serbisë dhe Turqisë, në fusha si punësimi, siguria sociale, ekonomia, industria dhe teknologjia, media e informacioni, rinia dhe sporti, si dhe menaxhimi i emergjencave. Kjo është vizita e katërt e presidentit turk në Serbi, prej vitit 2017.

Para vizitës në Beograd ishte në Tiranë ku premtoi dhurimin e dronëve kamikazë dhe mori pjesë në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë të ndërtuar me financim të Ankarasë.

E çmoj dhuratën e presidentit Erdogan në këto kohë të trazuara ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë, një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë. Dhuratë që s’duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria. Por, besoj se është një dhuratë që përmbledh brenda një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme.