Celebrities Gossip Showbiz

“Erdha në Top Channel për punë dhe gjeta burrë”, Xhilda Luzi është nusja e djalit të…

“Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.

Ditën e sotme në “Ftesë në 5” ka qenë e ftuar Xhilda Luzi, e cila tashmë është mjaft e përfolur si një nga pjesëtaret e panelit të “Goca dhe Gra”. Jo shumë persona kanë informacione për jetën personale të saj, por sot Xhilda ka folur për të dhe më tepër. Xhilda është në një lidhje me djalin e Filip Çakullit, drejtori i emisionit investigativ “Fiks Fare”  në Top Channel dhe ka treguar se si është njohur me të.

Filipi më ftoi në ditëlindjen e Fiksit, ku Filipi zgjedh qe çdo vit të çoj stafin e tij me pushime dhe unë isha mirënjohëse ndaj tij se ishte një njeri që merrja këshilla, po thash çfarë do bëj unë atje, nuk njoh njeri, po duhet të shkoja dhe shkova për të filluar punë dhe gjeta burrë. Ishte diçka që as nuk ma merrte mendja as e doja se isha në fazën që ‘jo nuk dua asgjë dua të fokusohem te vetja, te karriera’, ku njeriu bën plane Zoti qesh. Jam e lumtur dhe le të themi që ne u njohëm aty në fest dhe ai kishte 6 vite që nuk vinte në aktivitetet e fiksit dhe kishte ardhur kot te puna e babit dhe festa e babit, ai është rritur në Top dihet kjo gjë dhe deri tani ne jemi bashkë dhe fakti që në Top gjen burrë është fakt nuk është legjend urbane