Showbiz

Eranda Libohova jep përgjigjen pse nuk është martuar

Në emisionin “Ndryshe” ishte e ftuar në linjë telefonike këngëtarja Eranda Libohova.

Eranda shprehu se ishte një dëgjuese e mirë dhe koha e saj kalonte më bukur në valët e Top Albania Radio-s.

Gjatë një interviste të shkurtër Paloma e ngacmon duke e pyetur se pse nuk ishte martuar deri më tani dhe Eranda nuk nguron t’i përgjigjej edhe pse me shaka;

“Nuk jam martuar sepse nuk dua që të më bien flokët, meqenëse flokët janë gjysma e bukurisë…” – shprehet Eranda.

Me sa duket Eranda ende nuk është gati për një martesë dhe ky fakt ndoshta e frikëson atë, saqë mund të mendojë se do t’i shkaktojë stres deri në rënie flokësh. Por mos harroni se shakaja është gjysma e së vërtetës.

Gjithsesi në fund të bisedës ajo jep një përgjigje të papritur duke qeshur dhe duke thënë se ka “shumë të dashur” jo vetëm një. Me këtë përgjigje Eranda na vendos përballë shumë dyshimeve ndoshta e ka për të afërmit e saj apo në një këndvështrim tjetër…