Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak javësh publikoi jo një, por plot dy këngë të reja. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.
Videoklipi i saj më i fundit quhet ‘TKRKT’ dhe në një kohë të shkurtër arriti miliona klikime në platformën Youtube dhe u bë gjithashtu viral në TikTok. E mesa duket suksesit të këngës origjinale, bukuroshja i ka shtuar dhe një version tjetër, atë ‘remix”, linkun e të cilit mund ta gjeni në Instastory-t e Erës.
Nga na tjetër dhe ‘Bebe’ arriti miliona klikime vetëm brenda pak ditësh dhe vazhdojnë akoma të rriten. Vetë artistja na ka bërë me dije me anë të një Instastory se projekti i saj ka arritur mbi 20 milion klikime në platformën YouTube.