Jo një por dy të ftuar këtë të mërkurë në “Pardon My French”. I ftuar në pjesën e parë të emisionit, ishte menaxheri i artistes Era Istrefi, Hajriz Bajrami. Shumë i suksesshëm dhe pjesë e rëndësishme e karrierës së Istrefit, Bajrami dha një intervistë speciale në një lidhje telefonike nga Viena në Top Albania Radio. Ditën e nesërme Era do të lansojë një këngë të re dhe Bajrami na zbuloi më shumë rreth saj.
Paqartësitë janë zgjidhur dhe janë tejakluar. Kemi arritur që të ndryshojmë kontratën e Erës, dhe Era mund tashmë të sjellë këngë shqip dhe jo anglisht. Era pati sukses me këngë shqip, ndaj po rikthehet me këngë shqip.
Më tej, ai ka zbuluar më shumë rreth klipit të këngës dhe natyrës së projektit me të cilin Era rikthehet.
Klipi është xhiruar para dy javëve në Zvicër. Është punuar në mënyrë profesionale. Era mbetet Era, nuk ka ndryshuar asgjë. Por këngët, meloditë, tekstet evoluojnë me kohën. Ndryshon natyra, por Era do të jetë Era. Do të sjellë një natyrë më ndryshe që është pak më e kohës.
Për fansat e artistes, Bajrami sjell lajmin e bukur.
Do të ketë koncerte patjetër, që nga 1 qershori fillojnë koncertet.