Celebrities Music Showbiz

Era Istrefi nuk ndalet, së shpejti me hitin e ri të verës!

Artistja e njohur Era Istrefi ka qenë shumë aktive në sjelljen e këngëve të reja për këtë sezon veror. Tashmë, ajo nuk po di të ndalet, pasi ka dhe një tjetër surprizë për fansat.

Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme me reperin Noizy, të cilat u pëlqyen shumë nga publiku, tashmë Era e ka gati edhe këngën tjetër solo. Projekti i ri i këngëtares do të lançohet më 19 korrik, ndërsa artistja ka ndarë një pjesë të shkurtër nga projekti i saj i ardhshëm i titulluar “Heat” në Instagramin e saj.

“Mona Lisa”, “Më humbe”, “Ama” dhe “Take a look”, janë katër projektet e Erës të publikuara gjatë muajve të fundit. E mesa duket “Heat” do t’i nxehi mjaftueshëm temperaturat!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)