Futbollisti shqiptar i Napolit, Amir Rahmani dhe këngëtarja e famshme Era Istrefi e kanë pritur së bashku natën e ndërrimit të viteve. Në një lidhje prej disa muajsh, ata zgjodhën që këtë natë të veçantë ta kalonin së bashku.Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.“Amo”, ka shkruar ajo poshtë fotografive ku shihet e veshur me një fustan të zi të zbukuruar me një fjongo me ngjyra metalike te këmba. Futbollisti u kombinua me të dashurën duke u veshur i tëri në ngjyrë të zezë. Çifti shihen se po shijojnë festat nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
View this post on Instagram
Rikujtojmë se gjatë këtyre ditëve, Amir Rrahmani është përfolur për një kalim të mundshëm te gjigandët e futbollit spanjoll. Forma e mirë e tij këtë sezon me Napolin ka bërë që shumë ekipe të shfaqin interesim për shërbimet e mbrojtësit kosovar. Sipas gazetarit Giovanni Scotto, interesim të madh për transferimin e Rrahmanit ka shprehur Atletico Madrid, që po shqyrton opsionet për të përforcuar mbrojtjen në afatin kalimtar të janarit.Një kalim i mundshëm i Rrahmanit në La Liga tek klubi nga kryeqyteti spanjoll do të ishte një hap i madh në karrierën e tij. Besohet se ka qenë vet trajneri Diego Simeone ai i cili personalisht i ka kërkuar drejtuesve të “Los Colchoneros” që ta transferojnë Rrahmanin, pasi ai me paraqitjen e tij ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve i ka lënë përshtypje mjaft të mira.