Këngëtarja e hitit “Bon Bon”, Era Istrefi ka postuar ditën e djeshme një story në profilin e saj në Instagram ku dukej mjaft sensuale. Ajo që bëri çudi ishte mbishkrimi i fotos, ku thonte se kishte marrë vaksinën ‘Pfizer’ dhe se ndihej shumë normale pas injektimit së saj. Era i uroi të gjithë ndjekësve së saj shëndet në këtë periudhë pandemie.
Pas hitit “Bon Bon” dhe pjesëmarrjes në këngën zyrtare të “Fifa World Cup 2018” me të cilat na bëri të gjithëve krenarë, Era lançoi bashkëpunime me këngëtarë të huaj në gjuhën angleze duke synuar tregun ndërkombëtar. Kënga e saj e fundit titullohet “No Maybes” në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash dhe është publikuar më 27 Mars të vitit të kaluar. Pavarësisht se ka bërë disa bashkëpunime që pas kohës së këtyre hiteve që i dhanë famë të jashtëzakonshme, Era ka disa kohë që nuk po lançon më prurje të reja muzikore dhe duhet theksuar se mungon jo pak.