Sipas një studimi një hundë e madhe i bën meshkujt më simpatikë dhe më seksi. Meshkujt me hundë të madhe kanë më shumë muskuj. Hulumtimet kanë treguar se meshkujt priren të kenë hundë më të mëdha se gratë sepse ata kanë nevojë për më shumë oksigjen për të ruajtur masën e tyre muskulore.
Duken gjithashtu edhe më të zgjuar. Çfarë kanë të përbashkët Aiden Brody, Marlon Brando dhe Bradley Cooper? Nëse do të jetonin në Egjiptin e lashtë, priftërinjtë do t’i konsideronin ata tepër inteligjentë. Dhe në kohën greke dhe romake, një hundë e madhe dhe e gjatë nënkuptonte gjithashtu forcë dhe fuqi.
Burrat me hund të madhe kanë epsh të çmendur. Hundët e mëdha janë të lidhura me testosteronin dhe mashkulloritetin e lartë dhe kjo tregon gjithçka, sipas hulumtimit të botuar në revistën ‘Evolution and Human Behavior’. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se burrat me hundë të madhe kanë penisë më të mëdhenj. Ata mendojnë se kjo është për shkak të ekspozimit të disa blloqeve ndaj niveleve më të larta të testosteronit.
Rikujtojmë, se një hulumtim i kryer së fundmi në internet ka nxjerrë përfundimin se meshkujt që kanë një karakteristikë të caktuar të pamjes fizike, tradhtojnë më shumë. Sipas studiuesve, më shumë se gjysma, gati 52% e atyre që kanë pranuar se kanë tradhtuar partnerët e tyre në sondazh, kanë hundë të një madhësie mbi mesataren. Nga këta, 78% besojnë se gratë tërhiqen nga hunda e tyre e madhe.