Celebrities Gossip Showbiz

Epo ku ka zë nuk është pa gjë, pas Kourtney-t rradhën për t’u martuar e ka Kylie Jenner!

Miliarderja Kylie Jenner dhe reperi i njohur Travis Scott mund të jenë fejuar dhe po mendojnë të martohen së shpejti. Lajmet se çifti po ndahet duket se janë shuar, teksa tani rrjeti po ndizet me lajme dasme. Sipas fansave të dyshes, fustani që Kylie veshi në “Met Gala” nuk do të jetë i vetmi fustan nusërie për të këtë vit.

Fansat mendojnë se Kylie Jenner bëri një festë beqarie këtë javë. Të mërkurën, më 20 korrik, Kim Kardashian postoi një video në ‘storyn’ e saj në Instagram, të cilën Jenner e ndau edhe në TikTok. Motrat u panë për darkë dhe pije me dy miqtë më të mirë të Khloe Kardashian dhe Jenner, Stas Karanikolaou dhe Yris Palmer.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte se Jenner kishte veshur me të gjitha të bardha, ndërsa të pranishmit e tjerë ishin me veshje tërësisht të zeza. Në një llogari të rreme në emër të Mason Disick, pretendohej se çifti po martohej. Por mamaja e tij, Kourtney Kardashian e përgënjeshtroi duke thënë se llogaria nuk ishte në emër të të birit. Rikujtojmë se së fundmi Kylie i ka habitur të gjithë dhe jo patjetër për mirë.

Ylli i reality show-t u shfaq me një palë rroba banjo që shkonin në limitin e të pranueshmes. Në ngjyrë bezhë, të ngjashme me atë të trupit, ato gënjejnë syrin pasi imitojnë gjoksin e zhveshur të femrës. Veshjet provokuese nuk janë diçka e re për Kylie, që ka vendosur të kthehet në një zëdhënëse të lëvizjes për revolucionarizimin e femrës. “Free the nipple”, e pikërisht kjo lidhet me pretendimet për të drejtat e grave që të tregojnë gjoksin e zbuluar në rrjetet sociale.