Celebrities Showbiz

Episodi me miellin në tapetin e kuq, Kim Kardashian zbulon si qëndron e vërteta!

Kim Kardashian i është kundërpërgjigjur pretendimeve se ajo ishte përfshirë në sulmin tashmë të famshëm me bombë me miell në tapetin e kuq të promovimit të parfumit të saj ‘True Reflection’. Themeluesja 42-vjeçare e ‘SKIMS’ u godit me një qese mielli teksa po ecte në tapetin e kuq në vitin 2012, e cila kishte veshur një xhaketë të zezë mjaft elegante dhe pantallona prej lëkure. E gjithë veshja e saj dhe flokët e gjatë të zinj përfunduan të mbuluar me pluhur të bardhë. Kim dhe mamaja e saj Kris Jenner u dërguan në një dhomë aty pranë për t’u pastruar dhe Kim u rikthye sërish disa çaste më vonë për të pozuar e qeshur përpara kamerave.

Në atë kohë, incidenti ishte i lidhur me organizatën për të drejtat e kafshëve PETA, por ata mohuan çdo përfshirje, me pretendimin se ajo kishte abuzuar me veshjen e pellushave të krijuar nga leshi i kafshëve. Ish-përfaqësuesi i medias së Kim, Sheeraz Hasan, tani ka pohuar se hedhja e miellit ishte në fakt një punë e brendshme dhe tha se ylli i realty show-t ishte në dijeni të asaj që do të ndodhte. Ai thotë se e kishte pyetur Kim nëse ishte e gatshme të sulmohej me miell përpara ngjarjes dhe se si ai kishte pasur diskutime me të dhe ekipin e saj. Për më shumë po ju rikujtojmë skenën në videon e mëposhtme…

Një burim aktualisht i afërt me Kim ka kritikuar tani pretendimet e Sheeraz. Ata i thanë ekskluzivisht ‘The Mirror’ se ishin disa akuza të rreme dhe se Kim nuk kishte njohuri për situatën përpara se të ndodhte. Kim më parë qeshi me incidentin dhe tha se ishte gjëja më e çmendur që i kishte ndodhur asaj.

Kjo ndoshta është gjëja më e çmendur, e papritur, e çuditshme që më ka ndodhur ndonjëherë. Sikur i thashë artistit tim të grimit se doja më shumë pudër dhe ja ku gjetëm më shumë pluhur për ta vënë.