Aktualitet Fol

Episodi i parafundit i podcastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, “I ndaluar në Shengen” nuk duhet humbur…

Që prej muajit Tetor të vitit të kaluar në Top Albania Radio nisi rrugëtimin podcast-i “Fol me Anila Hoxhën”. Qëllimi kryesor i podcast-it ishte jo vetëm informimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi, por dhe një raportim më i thelluar mbi fenomene, të cilat në përditshmëri raportohen në mënyrë fragmentare.

Çdo muaj janë trajtuar tema të thelluara mbi drejtësinë ku në fokus kanë qenë qytetarët të cilët kanë treguar përpjekjet e tyre para drejtësisë. Në podcast janë sjellë histori shtetasish të cilëve jeta u mori drejtim tjetër mbas një aksidenti automobilistik, qyetetarë që ndër vite denoncuan dhe nuk u dorëzuan, histori penale të fëmijëve që përballë shifrave në rritje të përfshirjes në krim por edhe viktimizimit të tyre, do të rrëfejnë jo vetëm si u aplikua Kodi miqësor ndaj tyre, por edhe problemet sociale që i shtynë ata të përfshihen në krim. Përballë çdo historie që ka marrë vendim të formës së prerë është sjellë si ilustrim për fenomene të caktuara, të ftuar kanë qenë gjyqtarë, që kanë folur për temën e sjellë, të dhëna zyrtare dhe investigime që prekin çdo fenomen.

Synimmi kyresor ka qenë që përmes temave të përzgjedhura që prekin çështjet më të rëndësishme në vend jo vetëm të investigojmë, por t’i flasim për herë të parë audiencës radiofonike. Ditën e nesërme në valët e radios do të trajtohet edhe episodi i parafundit i këtij podcasti në orën 18:00. Me temë “I ndaluar në Shengen” ku do të trajtohen expulset që vendosin vendet e zonës Shengen ndaj shtetasve shqiptarë.

Të ftuar do të jenë avokati Krenar Bardhi, Ermal Fezga një shtetas me ekspuls nga shteti italian dhe zvicerian, Ervin Pollozhani gjyqtar i gjykatës së Tiranës dhe Përparim Dema Shefi i Komisariatit të Policisë së Rinasit.

Për të lexuar të gjitha lajmet dhe artikujt e çdo episodi mjafton të klikoni këtu. 

Ndërkohë më poshtë ju mund të ndiqni 10 episodet me temat e trajtuara në kanalin tonë zyrtar në YouTube.

12 mijë qytetarë gjyqe për pronat, 2 mijë në luftë me shtetin! – Fol me Anila Hoxhën 28/10/2023

Ti nuk je vetëm! – Fol me Anila Hoxhën 25/11/2023

Udhëto i sigurtë! – Fol me Anila Hoxhën 30/12/2023

Në kërkim të drejtësisë! – Fol me Anila Hoxhën 27/01/2024

Thuaji jo drogës! – Fol me Anila Hoxhën 24/02/2024

Odisea e Pensionistëve! – Fol me Anila Hoxhën 30/03/2024

Administrata paralele! – Fol me Anila Hoxhën 27/04/2024

Fëmijëri e humbur! – Fol me Anila Hoxhën 25/05/2024

Jo vetëm burg! – Fol me Anila Hoxhën 29/06/2024

Amanet me testament! – Fol me Anila Hoxhën 27/07/2024