Një raport i ri nga MailOnline, pretendon se miqtë e Cara Delevingne janë të shqetësuar për shëndetin mendor të aktores për shkak të sjelljes së saj të çuditshme në parking, pasi ajo kaloi disa ditë në një festival në shkretëtirë, ku mezi kishte ngrënë dhe nuk ishte larë. Pasi mori pjesë në festivalin në shkretëtirën e Nevadës, ku nuk ka kamionë apo dyqane ushqimore, Cara nuk kishte ende kohë që ta merrte veten.
Njerëz me shpirt të lirë që kërkojnë të çlirohen dhe të shijojnë ambientin e veçantë psikodelik të Burning Man-it, dihet prej kohësh që marrin pjesë në ngjarjen njëjavore, e cila është organizuar në Black Rock Desert që nga fillimi i viteve 1990. Cara, e cila kohët e fundit ka shkaktuar shqetësime në mesin e miqve të saj, u pa në foto duke fërkuar fytyrën, duke fryrë hundën dhe duke pirë disa ilaçe.
Cara Delavigne mais uma rendida pelas drogas!! pic.twitter.com/HPSH9DQ8Fv
— MAG (@MAG96265240) September 11, 2022
Një nga shoqet e saj tha për MailOnline se:
Ajo sapo kishte kaluar disa ditë në shkretëtirë, duke mos ngrënë aq shumë dhe dukej e shpifur sepse nuk kishte pasur ende kohë të pastrohej dhe të lahej. Miqtë e saj janë të shqetësuar për të në përgjithësi pas një sjelljeje të çrregullt, por ajo ka një grup të mirë rreth saj. Motra e saj Poppy ishte në festival me të. Ajo nuk ishte vetëm. Burning Man nuk është i mbushur me furgona burgerësh si festivalet e tjera. Ju grumbulloni gjithçka që ju nevojitet në një RV dhe kjo është ajo me të cilën duhet të jetoni ndërsa jeni atje.
Pas një sërë episodesh publike, miqtë dhe admiruesit e Cara-s thuhet se filluan të shqetësoheshin për shëndetin e saj mendor javët e fundit. Ndërsa festonte ditëlindjen e saj të 30-të në Ibiza me personazhe të famshëm si Sienna Miller, Margot Robbie, motra e saj Poppy dhe Lady Mary Charteris, të cilat të gjithë kanë qenë të kujdesshëm për të, ajo u pa më ndryshe, më e shëndetshme.