Celebrities Magazine Showbiz

Enisa, këngëtarja me origjinë shqiptare, pëson një aksident të rëndë me makinë: “Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu”!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa, ka pësuar një aksident të rëndë me makinë në Mal të Zi që mund të kishte rezultuar fatal. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo pohoi se fatmirësisht gëzon shëndet të plotë dhe ngjarja solli vetëm dëme materiale. Duke postuar disa foto nga aksidenti, ajo shkruajti në mbishkrimin e tyre:

Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh. (Një makinë me shpejtësi të madhe u përplas me ne.)

Sigurisht, bota njerëzore është gjithmonë e ndarë me mendime nga më të ndryshmet. Shumcia e komentuesve i uruan një shërim të shpejtë këngëtares dhe ishin të tmerruar nga kjo ngjarje. Disa të tjerë u shprehën me komente negative, të cilat në këtë lloj situate janë shumë të pakuptimta dhe të pavlera. Enisa nuk hezitoi t’i jepte një përgjigje, e cila u shpreh si më poshtë:

Unë postova 2 fotot që bëri kushëriri im, njërën prej meje që as nuk e dija se e kishte bërë. E kam postuar që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të dy anët e makinës, ne u goditëm dy herë. Makina tjetër që na goditi ishte në shpejtësi totale. Nuk më bëri një foto në ambulancë, me mua të pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me një mbajtëse për qafën dhe unë duke u shtyrë në një karrige me rrota. Nuk ia uroj këtë përvojë armikut tim më të keq. Pra, shikoni se çfarë thoni kur nuk dini asgjë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENISA (@iamenisa)