Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër të herë të parë gjatë vitit të kaluar në muajin tetor. Krahas çifti na zbuloi dhe emrin e engjëllit të vogël që erdhi në jetë dhe e kanë pagëzuar me emrin Adea.
Projekti i fundit i artistes ishte në bashkëpunim me partnerin e saj dhe 8 muaj pas, tanimë edhe si një mama, Eni ka paralajmëruar se ka gati këngën e saj më të re. Në një bisedë online me ndjekësit e saj kur është pyetur se kur do të sjellë një projekt të ri, bukuroshja është përgjigjur:
Projekti i ri është gati thjesht ka mbetur të vendosim datën e publikimit.
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.