Showbiz

Eneda Tarifën se kemi parë ndonjëherë më joshëse se kaq…

Është publikuar ditën e kaluar kopertina më e re e revistës “Class” dhe në një intervistë ekskluzive shohim yllin e muzikës, Eneda Tarifa. Si rrallëherë këngëtarja dhe moderatorja foli për jetën personale dhe atë profesionale si dhe zbuloi disa detaje të parrëfyera më parë mbi të.

Ende tregoi gjithashtu mbi rikthimin në “Portokalli” pas një shkëputjeje 4-vjeçare, duke thënë se në këtë vend kishte lënë gjysmën e zemrës, miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj më të mirë. Krahas intervistës ajo çfarë bie menjëherë në sy në këtë revistë, është look-i i artistes.

Në setin fotografik të realizuar për këtë kopertinë, shfaqet ana më joshëse e Enedës. Vëmë re që ajo ka veshur një fustan të kuq që tregon më së miri hiret e saj. Megjithatë, ky look nuk është i panjohur për publikun. E njejtë është shfaqur edhe Kylie Jenner në kopertinën e prestigjoses “Vogue Hong Kong”, në gusht të vitit të kaluar. Madje edhe mënyra se si ato pozojnë para kamerës është mjaft e ngjashme.

Mesa duket Eneda ka gjetur frymëzim tek miliarderja 22-vjeçare dhe duhet theksuar se duket po aq e bukur dhe tërheqëse sa Kylie.