Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Endrik Beba lë sot shtëpinë e “BBV3”. Në një nominim mes Endrikut, Eglës dhe Françeskës, ishte Egla ajo që shpëtoi e para.
Kujtojmë, se ai iu bashkua shtëpisë së Big Brother disa javë pas premierës së 13 janarit. Si pasojë e kësaj, Endriku nuk ka një biletë kthimi.