A Live Night Celebrities Music Showbiz

“Ëndërroj” feston 15-vjetorin në shtëpinë e “Big Brother VIP”!

Shpat Deda është një artist që nuk zhgënjen aspak në prodhimet e tij muzikore. Një këngëtar dhe kantautor i shquar që gjithmonë ka ditur të spikasë me krijimet e tij.

Një artist që nuk prodhon muzikë komerciale apo “mainstream”, artisti arrin të tregojë me çdo projekt se këngët e tij bazohen në emocione të vërteta. Kjo është dhe një nga arsyet që Shpat Deda gjithmonë e ka gjetur rrugën drejt publikut shqiptar që e adhuron muzikën e tij.

Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Ninullë e përjetshme. Shkëndijë e shëndritshme. Ëndërr që nuk mbaron.

E kush nuk e kujton daljen e tij të parë në Top Fest 5 në vitin 2008, me një kitarë në dorë dhe duke kënduar këngën “Ëndërroj”… Shpati na ka ngjallur sërish nostalgji me këtë këngë teksa e ka performuar live para banorëve të “Big Brother VIP”. Kjo shënon gjithashtu dhe 15-vjetorin e krijimit të kësaj perle muzikore. Shpati asokohe fitoi çmimin “Best New Artist” me “Ëndërroj”, këngën e cila hyri në kujtesën dhe shpirtin e dëgjuesve.

Performanca e tij në “Big Brother VIP” tregoi edhe njëherë se kënga e tij është e paharruar. Duke filluar që me banorët të cilët e shoqëronin atë në çdo fjalë të tekstit, apo edhe në studio ku dukej qartë ngazëllimi në sytë e opinionistet Zhaklin Lekatari duke e kënduar, apo edhe vetë Arbana Osmanit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shpat Deda (@shpatdeda)

Bashkë me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin e shquar Visar Kuçi dhe me producentin e njohur Tomor Kuçi, ai vjen me një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e tij të gërshetuar me një përvojë bashkëkohore për herë të parë për publikun e gjerë tiranas. Aranzhuar enkas për këtë program mes fizharmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e tij marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga eksperimentimi muzikor dhe thellimi në emocion dhe poezi.

Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse në Tiranë do të shndërrohet në një pallat ëndrrash ku përpos së tashmes nuk do të ketë vend për gjë tjetër. Unik dhe origjinal, ai kthehet ta vazhdojë historinë e dashurisë me Tiranën më 19 maj në një udhëtim të paharrueshëm nëpër fjalë e tinguj. Koncerti i artistit do të vijë gjithashtu dhe në “A Live Night”, në Top Channel dhe Top Albania Radio.

Bli biletën tënde në www.vivere.al