Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.
Bukuroshja ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikore dhe duket se nuk ka të ndalur me surprizat e saj, pasi na ka treguar se do të publikojë një bashkëpunim me artistin Bruno Revolt. Ende pa publikuar këtë duet, vetëm pak orë më parë me anë të një Instastory ku shfaqet në studio, këngëtarja na ka zbuluar se ka nisur nga puna për projektin muzikor të radhës.
E ftuar në “Më lër të flas” për herë të parë pas një kohe të gjatë ku divorci i saj me Robert Berishën ishte një ndër lajmet më të diskutuara në showbiz, më në fund këngëtarja rrëfeu gjëra që nuk i dinim.
Projekti më i fundit muzikor i bukuroshes ishte ‘Amanet’, një këngë solo e cila u publikua vetëm një muaj më parë dhe deri më tani ka rezultuar një sukses i vërtetë pasi numëron mbi 3 milion klikime në platformën YouTube.