Tech

Ende nuk ka datë kthimi për astronautët dhe kapsulën e trazuar Boeing në stacionin hapësinor!

Dy astronautë të NASA-s do të qëndrojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës derisa inxhinierët të mbarojnë punën për problemet që mundojnë kapsulën e tyre Boeing. Këtë kanë thanë zyrtarët së fundmi.

Pilotët testues Butch Wilmore dhe Suni Williams supozohej të vizitonin laboratorin orbital për rreth një javë dhe të ktheheshin në mes të qershorit, por dështimet e shtytësit dhe rrjedhjet e heliumit në kapsulën e re Starliner të Boeing bënë që NASA dhe Boeing t’i mbanin ato më gjatë.

Menaxheri i programit të ekuipazhit komercial të NASA-s, Steve Stich, tha se menaxherët e misionit nuk janë gati të shpallin një datë kthimi. Qëllimi është që të rikthehen Wilmore dhe Williams në Starliner, shtoi ai.

“Ne do të kthehemi në shtëpi kur të jemi gati,”-tha Stich. Stich pranoi se opsionet rezervë janë në shqyrtim. Kapsula Dragon e SpaceX është një tjetër mjet për të çuar astronautët e NASA-s drejt dhe nga stacioni hapësinor.

Moduli hënor i Kinës Chang’e-6 u kthye së fundmi në Tokë duke përfunduar misionin e tij historik për të mbledhur mostrat e para ndonjëherë nga ana e largët e Hënës, në një hap të madh përpara për programin ambicioz hapësinor të vendit. Moduli i rihyrjes zbarkoi me sukses në rajonin verior të Mongolisë së Brendshme të Kinës vetëm pas orës 14:00 sipas kohës lokale, sipas transmetuesit shtetëror CCTV. Një transmetim i drejtpërdrejtë tregoi modulin duke u prekur me parashutë.

Misioni i suksesshëm është një moment historik në ëndrrën e përjetshme të Kinës siç artikulohet nga lideri kinez Xi Jinping për të krijuar vendin si një fuqi dominuese hapësinore. Pekini planifikon të dërgojë astronautë në Hënë deri në vitin 2030 dhe të ndërtojë një bazë kërkimore në polin jugor hënor, një rajon që besohet se përmban akull uji, ku SHBA shpreson gjithashtu të krijojë një bazë.