Një faqe fansash në Instagram ka nxjerrë zbuluar këngëtaren e famshme Enca. Ata kanë publikuar disa foto të këngëtares ku shfaqej nudo e ku tregohej se ajo mund të ketë hapur një llogari në “Only Fans”.
Për të gjithë ju që nuk e dini, “Only Fans” është një aplikacion, ku njerëzit përfshi edhe personazhe të famshëm publikojnë ose i dërgojnë foto ekskluzive kundrejt një pagese ‘klientëve’ të interesuar.
Për t’u abonuar në këtë aplikacion gjithkush duhet të paguajë 20 dollarë në muaj, dhe të gjithë përdoruesit duhet të hyjnë informacionet e tyre reale pasi përdorues ‘fake’ nuk lejohen.
Të gjithë fansat e Encës duhet ta paguajnë artisten një shumë parash për të marrë nga ajo foto ekskluzive, qofshin ato nudo apo çfarëdo tjetër.
Nuk dihet nëse këngëtarja shumë e dashur e publikut vërtetë ka hapur një llogari të tillë, ku duhet theksuar se fiton shumë para, apo është një rreng i punuar nga fansat që ‘vdesin’ për fotot e saj provokuese. Gjithsesi këto foto po bëjnë xhiron e rrjetit dhe po shpërndahen me shpejtësi.