Celebrities Gossip Showbiz

Enca bën deklaratën e fortë për çunat e showbiz-it: “Boll paguat modele, tregoni të dashurin tuaj dhe që jeni homoseksual!”

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Së fundmi bukuroshja ka ‘trazuar rrjetin’ me videon e fundit që ka qarkulluar. Në video këngëtarja shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, ku duket prania e një djali misterioz, i cili i mbulon gjoksin me duar, të cilat mund të konsiderohen pamje +18.

Por, jo vetëm me të tilla foto e video pasi Enca ka trazuar gjithashtu ujërat me postimet më të fundit në Instastory. Artistja jo vetëm që ka bërë një deklaratë shumë të fuqishme, por dhe ka akuzuar rëndë disa nga çunat e showbiz-it duke u shpehur se janë homoseksual dhe se paguajnë modele për të fshehur seksulitetin e tyre.

Është koha për artistët djem homoseksual shqiptar të dalin publikisht. Ndihem sikur ka nevojë për më shumë sinqeritet në 2022-shin dhe shumë fansa do të bashkoheshin me ta dhe të ndihen të mbështetur nga të preferuarit e tyre. Ka marrë fund kjo burrëri fallso/toksike. Ndaloni së postuari modele të paguara, na tregoni të dashurin e vërtetë. Do të isha e para që do t’ju mbështesja, sinqerisht! Mos më kërkoni të tregoj njeri. Kjo është e gabuar. Çdokush duhet të dalë kur mendon vetë se është koha e duhur. Thjesht po them se ndihem keq për njerëzit që u duhet të jetojnë një jetë të dyfishtë, nuk mund të jenë vetvetja. Bota do të ishte më e bukur nëse nuk do të paragjykonim dhe do të linim këdo të jetonte i lirë. 

Prej disa kohësh këngëtarja bukuroshe e ekraneve shqiptare Enca Haxhia është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar ‘Dubai Porta Potty’. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel artistja ka reaguar duke treguar shumëçka. Sipas Encës nuk është nevoja të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë.