Një shpërthim më tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në Vuan e Dejës.
Sipas informacioneve të para nga policia, shpërthimi ka ndodhur në fshatin “Bushat”, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Filip Dodaj, 32 vjeç.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.