Ajo është një nga gratë më të famshme në botë. E kemi fjalën për Meghan Markle. Përfshirja e saj në aktrim në fillimet e karrierës së saj dhe martesa me Princin Harry e kanë bërë atë të gëzojë një popullaritet të jashtëzakonshëm. Por, për ata që nuk e dinë emri i plotë i ish-aktores së serialit “Suits” është Rachel Meghan Markle.
Nëna e Archie dhe Lilybet nuk e ka shpjeguar kurrë arsyen e ndryshimit të emrit të saj, megjithatë, shumë yje nuk e përdorin emrin e tyre të plotë, si Elton John, emri i plotë i të cilit është Reginald Kenneth Dwight. Harry ka treguar në ‘Spare’ për Meghan se:
Kam udhëtuar në të gjithë botën. Kam takuar qindra mijëra njerëz. Për 32 vjet kam parë kaq shumë fytyra, por asnjëherë nuk i kam hedhur një shikim të dytë asnjërës prej tyre. Vetëm për këtë grua. Nuk kisha parë kurrë diçka kaq të bukur më parë.
Rikujtojmë, se fëmijët e Princit Harry dhe Meghan kanë marrë zyrtarisht titujt mbretërorë. Lilibet dhe vëllai i madh Archie u renditën si princ dhe princeshë në faqen e internetit të familjes mbretërore. Ndryshimi pason pagëzimin e Lilibet, në të cilën Harry dhe Dukesha e Sussex-it iu referuan vajzës së tyre si “Princesha Lilibet”, duke treguar për herë të parë se dy fëmijët e tyre do të njiheshin publikisht me titujt e tyre mbretërorë.