Love & Sex

Emocionuese/Ndodh propozimi i parë për martesë në “Paris 2024”!

Llogaria zyrtare e Lojërave Olimpike në X ka shpërndarë së fundmi një postim për historinë e dashurisë së dy sportistëve argjentinas, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale. Ndërsa Lojërat Olimpike Paris 2024 po zhvillohen, mes konkurrencës së ashpër ka pasur edhe momente romantike, duke përfshirë një propozim për martesë mes dy sportistëve argjentinas.

Një sportist filloi Lojërat Olimpike duke i propozuar para të gjithëve të dashurës së tij, një moment që u bë shpejt viral. Bëhet e ditur se historia e dashurisë mes Pablo Simonet dhe Pilar Campoy u publikua në X nga llogaria TheOlympicGames më 24 korrik. Postimi me mbishkrimin “Propozimi i parë për martesë në fshatin Olimpik Paris 2024” ka mbledhur mijëra shikime dhe pëlqime. Videoja e propozimit është publikuar në Instagram edhe nga Pablo Simonet. Në mbishkrim, ai tha se dashuria e jetës së tij i ka thënë Po në vendin e ëndrrave dhe falënderoi miqtë dhe disa bashkëpunëtorë të tij që ia bënë ditën të veçantë.