Anxhela Peristeri ka kaluar në finalen e Eurovizion-it. Këngëtarja shqiptare që përfaqësoi vendin tonë në Holandë interpretoi mbrëmë në gjysëmfinalen e dytë të Festivalit Evropian të Këngës. Më ‘Karmën’, Anxhela Peristeri ka arritur që të ‘ndezë’ skenën me performancën e saj, duke marrë komente pozitive nga mediat dhe nga ndjekësit në sallë.
Këngëtarja Anxhela Peristeri do të performojë këngën e saj “Karma”, të kompozuar nga Kledi Bahiti me tekst të Olti Currit në mbrëmjen e të shtunës.
Shtetet e tjera që janë kualifikuar mbrëmë, për në finalen e Eurovision 2021, janë Serbia, Bullgaria, Moldava, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.
Votat e publikut kanë bërë që Anxhela të sigurojë biletën për natën finale të “Eurovision 2021”, duke e bërë atë mes 10 shteteve finaliste të mbrëmjes së sotme.
Këngët e kualifikuara për në finale:
Nata e parë – të kualifikuarit:
Azerbajxhani: Efendi – Mata Hari
Belgjika: Hooverphonic – The Wrong Place
Qipro: Elena Tsagrinou – El Diablo
Izraeli: Eden Alene – Set Me Free
Lituania: The Roop – Discoteque
Malta: Destiny – Je Me Casse
Norvegjia: TIX – Fallen Angel
Rusia: Manizha – Russian Woman
Suedia: Tusse – Voices
Ukraina: Go_A – Shum
Nata e dytë – të kualifikuarit:
Shqipëria: Anxhela Peristeri – Karma
Serbia: Hurricane – Loco Loco
Bullgaria: Victoria – Growing Up is Getting Old
Moldavia: Natalia Gordienko – Sugar
Portugalia: The Black Mamba – Love Is On My Side
Islanda: Da∂i Freyr og Gagnamagni∂ – 10 Years
San Marino: Senhit – Adrenalina
Zvicra: Gjon’s Tears – Tout l’Univers
Greqia: Stefania – Last Dance
Finlanda: Blind Channel – Dark Side
Rikujtojmë, se në intervistat e dhënë së fundmi, këngëtarja shumë e dashur e publikut u shpreh se pavarësisht emocioneve ka vetëbesim se e gjithë performanca do të shkojë shumë mirë dhe vendi ynë do të përfaqësohet denjësisht. Mirëpo, tabloidi serb, nga këto intervista vunë re një gjest të Anxhelës që e cilësuan si një ‘provokim të turpshëm’.
Në ceremoninë hyrëse këngëtarja është shfaqur me një fustan të gjatë të kuq që i dha asaj një pamje “mbretërore”. Fustani është i punuar nga stilisti Valdrin Sahiti dhe arriti të tërhiqte vëmendjen e mediave turke.