Celebrities Gossip Showbiz

Emocionon Dafina Zeqiri: “Ka patur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, nuk do ecësh përpara”

Pak orë më parë Dafina Zeqiri na ka zbuluar një copëz shumë private dhe të ndjerë të jetës së saj. Përmes një postimi në Insta Story ajo paralajmëroi fansat se albumi më i ri muzikor “Dafinë Moj” do të flasë shumë për periudhën më të vështirë të jetës së saj.

Edhe në rrjetet sociale ajo është angazhuar së fundmi duke këshilluar fansat që shëndetin mendor ta kenë prioritet dhe mesa duket do të flitet edhe për këtë pjesë në këtë album.

Në muajin Janar ajo tha se shumë shpejt do të lançojë “Dafinë Moj”, projekti i të cilës mban të njëjtin titullin e ku zbërthehet marrëdhënia e saj me mamanë. Në mesin e këngëve të albumit, do të jenë edhe hitet e saj më të fundit “Milion dollar”, “Zili, zili” dhe bashkëpunimi i saj me këngëtarin Yll Limani i titulluar “Mos shko” që janë bërë pjesë e pandashme e “The Top List”.

Sakaq, në postimin e bërë pak orë më parë në Insta Story, Dafina tregon se me anë të këtij albumi ne do ta njohim edhe më mirë atë, e do të mësojmë detaje nga jeta e saj që askush nuk i dinte më parë.

Kam patur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, nuk do të ecësh përpara. Ti do të arrish shumë në jetën tëndë. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi patur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qënë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është të kesh vetëm goca në familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e të duhet të rritesh para kohe. S’ke kohë të dalësh si fëmijët e tjerë, për të luajtur. Disa gjëra duhen lënë mënjanë, për t’u kujdesur për njëri-tjetrin.

Me këto fjalë emocionuese, Dafina Zeqiri na bëri të reflaktojmë dhe njëkohësisht të presim me padurim publikimin e albumit “Dafinë Moj”, më i veçanti i sjellë ndonjëherë nga artistja.