Aktorja e njohur Emma Stone, është një figurë mjaft e pëlqyer e aktrimit, ku numëron një numër të madh fansash dhe adhuruesish në mbarë botën anembanë. Emma Stone u shfaq shumë elegante, ndërsa merrte pjesë në ceremoninë e 29-të “Critics Choice Awards”, e cila u mbajt në Barker Hangar në Santa Monica të dielën që kaloi. Aktorja 35-vjeçare buzëqeshi, teksa kishte veshur një fustan të mrekullueshëm, duke pozuar për një set fotografish në tapetin e kuq të shfaqjes vjetore të çmimeve që u mbajt në Santa Monica. Aktorja, e cila kohët e fundit foli për dëshirën e saj për t’u shfaqur në “Jeopardy”, u fotografua gjithashtu me regjisorin Yorgos Lanthimos, i cili e drejtoi atë në komedinë e errët të publikuar së fundmi, “Poor Things”, në këtë ngjarje, shkruan DailyMail.
Stone veshi një fustan të zi të gjatë që ekspozonte krahët e saj të tonifikuar gjatë shfaqjes vjetore të çmimeve. Këngëtarja fituese e “Academy Award” kishte vendosi disa bizhuteri dhe flokët e saj të kuq ishin të lidhura. Këngëtarja u nominua për “Critics Choice Movie Award” për aktoren më të mirë për rolin e saj si Bella Baxter në “Poor Things”, i cili u publikua në Shtetet e Bashkuara dhjetorin e kaluar.