Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, në Top Albania Radio.
Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre.
Fundjava sportive paraprihet nga më shumë njohuri për të apasionuarit. Të gjitha eventet sportive kanë resumenë e tyre në “Pasó”, me informacionet më të fundit nga bota e sportit dhe ndeshjet më fantastike botërore.
Tashmë për të gjithë të apasionuarit e sportit, kemi një lajm të mirë. Përveç se në Top Albania Radio e Melody Tv, “Pasó” vjen tanimë ‘live’ dhe në DigitAlb, në kanalin SuperSport 1. Na ndiqni çdo të premte, ora 18:00 – 20:00!