Celebrities

Emily Ratajkowski zbulon për herë të parë portretin e bebit të saj!

Emily Ratajkowski së fundmi ka postuar një fotografi të fëmijës së saj për herë të parë në mediat sociale. Në foton e postuar bebi kishte të veshur një triko që thoshte SLY ndërkohë që qëndronte me mamanë e tij. Fëmija ka lindur në muajin mars dhe babai është burri i bukuroshes, Sebastian Bear McClard. Bebi quhet Sylvester. Në foton e postuar në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory ajo kishte shkruar:

Ti je një engjëll!

There it is: Emily Ratajkowski has finally showed fans what her baby Sylvester looks like. On Friday the Versace model posted photos of her first child on social media

Në të kaluarën, Emily ka ndarë gjithmonë fotografi të pjesës së pasme të kokës së fëmijës. Dhe ajo gjithashtu ka postuar fotografi me një emoji mbi fytyrën e bebit Sylvester. Por kurrë nuk e kishte zbuluar fytyrën më parë. Ajo e mirëpriti fëmijën e saj gjashtë muaj më parë. Në muajin mars, Emily tha:

Sylvester Apollo Bear erdhi në tokë pranë nesh. Ai arriti më 3/8/21 në mënyrën më surreale, të bukur dhe mbushi me dashuri mëngjesin e jetës sime.

Kujtojmë gjithashtu se modelja bukuroshe kohë më parë është shprehur me seriozitetin më të madh se gjininë e bebes njerëzit do ta mësojnë kur ai ose ajo të mbushë 18-vjeç. Kjo sepse kur fëmija i saj të jetë i rritur do ta vendosë vetë gjininë e tij ose të saj pasi dëshiron që t’i japë të gjithë lirinë për të cilën shumë të rinj sot luftojnë fort me familjen që ta kenë.

E diplomuara nga UCLA Emily dhe partneri i saj janë martuar që nga shkurti 2018 pas një romance të trazuar. Çifti shkëmbyen premtime në një dasmë surprizë në gjykatën e Nju Jorkut me vetëm disa të ftuar. Kujtojmë se Emily u bë e famshme kur ajo kërceu topless me Robin Thicke në videoklipin muzikor Blurred Lines në vitin 2013. Ajo ka luajtur që atëherë në fushatat kryesore të modës për markat si DKNY dhe Versace, dhe madje ka krijuar një karrierë të suksesshme aktrimi.