Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, ka marrë gjithë vëmendjen së fundmi, teksa ishte në festën e ditëlindjes së Odell Beckhan Jr., në Nju Jork. 32-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë floriri, që mbërthehej në mënyrë elegante në pjesën e belit. Ndërkohë modelja kishte zgjedhur të mos vishte reçipeta. Emily Ratajkowski e kombinoi fustanin e tejdukshëm me geta dhe taka të zeza.
Ndërkohë më herët, modelja e famshme mori pjesë në çmimet vjetore të modës CFDA në Muzeun Amerikan të Historisë Kombëtare, ku shkëlqeu me fustanin e shkurtër, ngjyrë të gjelbër, që i theksonte linjat.
Parisi, qyteti i dashurisë padyshim që krijoi sërish një skenë mjaft romantike për një takim të zjarrtë mes Emily Ratajkowski dhe aktorit dhe komedianit francez Stéphane Bak. Në vendin ku romanca lulëzon në çdo cep, ky çift i dha një kthesë të fortë atmosferës pariziane. Supermodelja e cila ka qenë në një lidhje me Eric André, DJ Orazio Rispo, madje edhe Harry Styles që nga ndarja me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard vitin e kaluar, e gjeti veten të mahnitur nga sharmi i yllit francez.