Së fundmi modelja e njohur Emily Ratajkowski ka bërë shaka për “burrat e shëmtuar” pas divorcit nga ish-bashkëshorti Sebastian Bear-McClard. Modelja iu bashkua një trendi të popullarizuar në TikTok të nisur nga përdoruesja Pierina. Mbishkrimi i videos së postuar nga modelja është:
Kur ai mendon se është më i miri për ty sepse të ka bërë për vete, ndërsa ty thjesht të pëlqejnë meshkujt e shëmtuar.
@emrata
Rikujtojmë, se 31-vjeçarja u martua me Bear-McClard në New York në vitin 2018 pas vetëm dy javësh lidhjeje. Në mars të vitit 2021, ish-dyshja e njohur u bënë me një djalë. Page Six raportoi në korrik të këtij viti për ndarjen e tyre pas thashethemeve për tradhti dhe pastaj gjithçka u zyrtarizua edhe me divorc.
Ndërkaq, thuhet se ylli i Hollywood-it Brad Pitt dhe Ratajkowski po rrëmbejnë vëmendjen e mediave rozë duke lënë pas Bennifer-in. Kudo po përflitet se dyshja janë në një lidhje të fshehtë. Sipas revistës “OK” ky ka qenë një rast i mirë i modeles për të nisur romancën me Pitt-in. Mbetet e gjitha në kornizën e fjalëve, por dyshja formon një çift interesant. Ku ka zë, s’është pa gjë!
Ndërkaq, risjellim në vëmendje se Emily i ka dhënë mbështetjen e saj publike aktores Amber Heard teksa renditi të gjitha arsyet pse është “më e frikshme të jesh grua” në vitin 2022. Heard ka qenë subjekt i kritikave masive në mediat sociale si rezultat i betejës së saj gjyqësore me ish-bashkëshortin Johnny Depp.
Pas një gjyqi për shpifje në Virxhinia, një juri në qershor i dha Depp 15 milionë dollarë si dëmshpërblim, teksa Heard, mori 2 milionë dollarë si dëmshpërblim. Ratajkowski ishte më parë një nga shumë të famshmit që kishte treguar mbështetje për Heard përmes mediave sociale, por video e saj e fundit në TikTok e bëri të qartë qëndrimin e saj për të gjithë.