Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Emily Ratajkowski nuk e vuajti aspak ndarjen, modelja në kërkim të dashurisë së re!

Pak muaj më parë, u publikua lajmi se Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard po nisnin procedurat e divorcit pas katër vitesh martesë dhe një fëmije së bashku. Javë më vonë, ndjekësit e modeles zbuluan edhe arsyet e ndarjes. Pas një kontrolli në llogarinë e Ratajkowski në rrjetin e saj social Twitter ra në sy se modelja kishte pëlqyer disa postime në lidhje me pabesinë e pretenduar të Sebastian.

Tani, Ratajkowski ka folur sërish për këtë temë dhe jetën e saj të re si beqare. Modelja ka shpjeguar se beson se pikëllimi i saj ka marrë fund dhe se është gati të gjejë sërish dashurinë. Kështu ka rrëfyer Ratajkowski përmes llogarisë së saj në Tiktok. Videoja e publikuar nga modelja nis duke folur për seksizmin që ka përjetuar në shoqërinë e sotme, diçka që i shkakton gjendjen emocionale.

Nën një patriarkalitet, ekziston kjo premisa e burrave që ‘marrin gratë’ dhe ‘i tërheqin ato’ sikur të ketë diçka për të zotëruar. Si një person beqar kohët e fundit që po mendon për takime dhe gjëra të tjera, e kam parë vërtet këtë me miqtë e mi dhe me bisedat rreth tij.

@emrata

♬ original sound – Emrata

Rikujtojmë, se 31-vjeçarja u martua me Bear-McClard në New York në vitin 2018 pas vetëm dy javësh lidhjeje. Në mars të vitit 2021, ish-dyshja e njohur u bënë me një djalë. Page Six raportoi në korrik të këtij viti për ndarjen e tyre pas thashethemeve për tradhti dhe pastaj gjithçka u zyrtarizua edhe me divorc.

Ndërkaq, thuhet se ylli i Hollywood-it Brad Pitt dhe Ratajkowski po rrëmbejnë vëmendjen e mediave rozë duke lënë pas Bennifer-in. Kudo po përflitet se dyshja janë në një lidhje të fshehtë. Sipas revistës “OK” ky ka qenë një rast i mirë i modeles për të nisur romancën me Pitt-in. Mbetet e gjitha në kornizën e fjalëve, por dyshja formon një çift interesant. Ku ka zë, s’është pa gjë!