Supermodelja e njohur Emily Ratajkowski po fillon një fazë të re të jetës së saj këtë vit të ri, pasi njoftoi divorcin nga Sebastian Bear-McClard në 2022 dhe pas një romance të shkurtër me Pete Davidson. Modelja dhe aktorja ka qenë e lidhur me disa personazhe të famshëm, ndërkohë që tashmë është në kërkim të një partneri të ri.
Bukuroshja ka zbuluar në podcast-in e saj se nuk po nxiton për të gjetur një partner dhe se po bëhet gjithnjë e më e frustruar me burrat që mendojnë se duan një grua të fortë të pavarur si ajo, por që në fakt nuk e bëjnë. Duke ndarë mendimet e saj për këtë temë, ajo foli se si burrat mund të frikësohen prej saj dhe se si kjo gjë ndikon në takimin me ta, veçanërisht me ata më pak të suksesshëm se ajo.
Unë jam ndjerë gjithmonë si një grua e fortë dhe që nuk kam nevojë për një burrë pasi jam e sigurt financiarisht. Burrat thonë që më pëlqejnë gratë e pavarura. Ajo që unë urrej në takimet me burrat, në veçanti, është se ata e duan atë dhe më pas, ngadalë e zhvlerësojnë. Ata nuk dinë se çfarë të bëjnë, ju zemërojnë dhe më pas fillojnë t’ju shkatërrojnë duke ju kthyer në fillim. Është shumë e padrejtë, sepse mendoj se shumë burra që në fakt mendojnë se duan një grua të fortë, nuk dinë si ta trajtojnë atë. Ata nuk e dinë se çfarë do të thotë për identitetin e tyre. Është një nga arsyet pse e kuptoj lidhjen me gra.
Së fundmi, Ratajkowski ka folur për përvojën e saj të terapisë, duke shpjeguar se si e ndihmoi në përpjekjen e saj për të trajtuar problemet e saj të ankthit.