Një prej modeleve shumë të njohura dhe me famë botërore është Emily Ratajkowski, e cila shumë shpejt do të publikojë një libër autobiografik të titulluar “My Body” (Trupi im ).
Në vitin 2013, ajo ka qenë pjesë e video klipit të këngës “Blurred Lines”, ku në libër ajo do të tregojë me detaje se si këngëtari Robin Thicke i ka prekur gjoksin pa pëlqimin e saj. Ajo gjithashtu ka zbuluar se Robin atë ditë është shfaqur i dehur në xhirime. Sipas “Sunday Times”, Emily ka shkruar se ajo kishte ndjerë ftohtësinë e duarve tek gjoksi i saj i zhveshur dhe më pas ishte larguar instiktivisht, ndërkohë Thicke ishte larguar duke i buzëqeshur sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ajo gjithashtu ka shprehur se u ndje e turpëruar nga ky veprim. Diçka të tillë e ka pohuar dhe regjisorja e videoklipit, Diane Martel, e cila ka treguar për “Sunday Times” se e gjitha ka qenë një incident. Sipas fjalëve të saj, ajo e mbante mend momentin kur Robin i preku gjoksin, por më pas i ka kërkuar falje.