Aktualitet Bota Politikë

Emigrantët shqiptarë sfidojnë Braverman për byzylykët elektronikë, tregojnë si e shkëpusin nga këmba (VIDEO)!

Në rrjetet sociale po publikohen pamjet kur emigrantët shqiptarë tentojnë të heqin nga kyçi i këmbës byzylykët elektronik, raporton ‘DailyMail’. Kjo vjen pasi Sekretarja e Brendshme tha se nuk do të përjashtojë zgjerimin e përdorimit të pajisjeve elektronike të gjurmimit për azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet britanike.

Ajo tha se qeveria po e shikonte atë si një nga një “gamë opsionesh” pasi shqetësimet po rriten mbi kapacitetin në qendrat e imigracionit. E kështu, emigrantët shqiptarë shpërndajnë video duke hequr etiketat e kyçit të këmbës me gërshërë.

The Telegraph raporton se një burrë, i cili është pyetur: ‘Ku është policia?’ përgjigjet me shaka: ‘Në komisariat, lol. E hoqa vetë.’ Një person tjetër u shfaq i pashqetësuar nga paralajmërimi se heqja e etiketave mund të rezultojë në 28 ditë burg, duke e quajtur atë “asgjë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)


Shqiptarët përbënin 28 për qind të shkelësve të huaj në etiketa në vitin 2022, sipas të dhënave të marra nga Kryeinspektori i Kufijve dhe Emigracionit. Planet e parashtruara për herë të parë një vit më parë për të etiketuar emigrantët që mbërrijnë ilegalisht me varka të vogla janë tani nën një shqyrtim të ri pasi Rishi Sunak përpiqet të marrë një kontroll mbi imigracionin dhe të ndalojë njerëzit që të fitojnë hyrjen ilegalisht në Britani.

Emigrantët mund të gjurmohen me GPS në kohë reale dhe u kërkohet të raportojnë me mesazhe me tekst ose personalisht tek oficerët e imigracionit disa herë në ditë. Çdo përpjekje për të hequr etiketën dhe për t’u arratisur do të rezultonte në tërheqjen automatike të çdo të drejte për lirim me kusht ose për të qëndruar në Britani.