Çdo javë emisioni “Vitality Vibes” trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj. Këtë të shtunë me Ilvi Begollin kanë qenë të ftuar Emi Glozheni, biologe, dhe Kreston Kati, mjek gjinekolog mjaft të njohur në Shqipëri.
Ata janë së bashku kushërinj dhe një pjesë e familjes së tyre është e profilizuar në fushën e gjinekologjisë dhe embriologjisë. Ata i përkasin brezit të mjekut Koço Glozhenit, emri i të cilit mban edhe spitali sot. Ai ka qenë një ndër gjinekologoët e parë në Shqipëri dhe ka qenë një nga 7 mjekët e parë që ka marrë emrin ‘Profesor’. Si është për ta të jenë vazhdimi i pinjollit të gjinekologjisë shqiptare? Ja si shprehet Kreston:
Në fakt, unë patjetër e shikoj jo vetëm si një figurë ngai cili kemi mësuar pafund dhe që kemi dashur gjithmonë ta ndjekim dhe të jemi sa më shumë si ai, por edhe si një person që ka qenë shumë i dashur, një familjar i jashtëzakonshëm, një gjysh i mrekullueshëm. Të jesh një nga pasardhësit e Koçdos është një sfidë, sepse duhet të bësh të pamundurën që ti t’i afrohesh atij. Dhe çdo ditë kemi sfidat tona dhe mundohemi t’i përqasemi atij.
Si është për Emin që familjarët e saj, përfshirë babain dhe vëllain, të jenë pjesë e fushës së gjinekologjisë?
Përpara se të nisja punën në klinikë e mendoja dhe e imagjinoja sesi mund të ishte. Patjetër që mund të dukej pak e çuditshme ose e komplikuar për disa aspekte. Por më pas në momentin që fillova edhe unë gjithashtu të bashkohesha me ekipin dhe tek familja e madhe në klinikën tonë, çdo gjë mori një rrjedhë shumë natyrale. Dhe faktikisht është një gjë shumë e bukur, sepse ka një lloj bashkëpunimi dhe mundohemi të bëjmë më të mirën. Të bëjmë maksimumin. Dhe siç e thamë më parë, duke ndjekur frymëzimin siç është gjyshi ynë.