Pasi eliminoi Italinë me lojë bindëse në fazën e 1/8-ave, Zvicra “kërkon kokën” e Anglisë në fazën çerekfinale, teksa motivimi dhe besimi është maksimal te helvetët e udhëhequr në fushë nga kapiteni shqiptar Granit Xhaka.
Embolo ka shënuar në min e 75′ teksa Zvicra po udhëheq ndaj Anglisë.
Zviceranët janë padyshim surpriza më e bukur e këtij Europiani, teksa përballë do të gjejnë një Angli që ndonëse ka mbërritur në çerekfinale, është përballur me lumë kritikash për lojën e dobët dhe aspak bindëse.
Ora 19:36
Anglia barazon 1-1, shënon Saka 81′