Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Të ftuar në emisionin e kësaj mbrëmje kanë qenë gazetari Elvis Myrta, ish-banori i këtij edicioni, dhe moderatorja Atalanta Kërcyku për të diskutuar më shumë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur orët e fundit në shtëpi.
Brenda shtëpisë së BBV, Lisi pati një afërsi shumë të madhe me Romeo Veshaj, ku miqësia e tyre bëri që publiku t’i përkrahte akoma edhe më shumë ata të dy. Me daljen e tij, Lisi është parë disa herë në shoqërinë e Donald Veshaj, vëllait të Romeos, ku duket se shoqëria e tyre është bërë edhe më e fortë. Si shprehet ai për këtë marrëdhënie?
Po patjetër që po. Më para nuk e njihja Donaldin. Duke qenë se kemi ato angazhimet tona, takohemi një ditë po e një ditë jo. Kemi pak merak.
Si e komentojnë ata të dy lojën e Romeos, pas daljes së tij?
Çdo gjë zgjedhje e Romeos thotë ai, kështu që ja lëmë në dorë Romeos përsa i përket kësaj pjese. Ndërkohë që do të shohim situatat. Unë të jap mendim personal se nuk ja kam thënë as Donaldit këtë. Mendoj që Romeon do ta penalizojë pak kjo lidhja me Heidin, sepse është përfshirë shumë. Emocionalisht patjetër. E nxjerr pak. Qoftë edhe nga eksperienca ime, aty duhet të përqëndrohesh tek loja. Pra, mund të krijosh marrëdhënie aty, por duhet të fokusohesh tek çdo njeri aty.