Vetëm 24 orë kanë mbetur nga koncerti i parë që do të festojë dy dekada karrierë në tregun dhe industrinë shqiptare për këngëtaren që ka vjedhur zemrat e shumë shqiptarëve. Elvana Gjata ka vendosur të takojë të gjithë fansat dhe dashamirësit e saj një ditë para koncertit. Nga zona Meet & Greet i Coke Zero, Elvana Gjata ka zbuluar emocionet e saj pak para koncertit madhështor.
Si ndihesh sot?
Ndihem shumë me fat, ndihem e bekuar, shumë e emocionuar, e kam zemrën plot vërtetë dhe mezi po pres koncertin nesër.
Sa e qetë je para koncertit?
Në fakt kjo është qetësia para stuhisë. Kjo qetësi më buron nga mirënjohja që ndiej ndaj publikut shqiptar, jam vërtetë pa fjalë, jam shumë e mbushur shpirtërisht edhe vërtetë kam punuar shumë për këtë ditë. Jam shumë krenare për këtë eksperiencë që do të përjetojë publiku shqiptar në stadium.
Thuhet që pas koncertit do të vijë një album, a është e vërtetë që do të kemi një album?
Po, do të ketë një album por nuk e di se kur do jetë ky album. Por do të ketë një album patjetër sepse do të vazhdoj të punoj me muzikë shumë fort.
A ke ti ndonjë këngë të preferuar për nesër?
Do të ketë shumë këngë të miat në fakt ndër vite. Kam zgjedhur një buqetë të mirë nga gjithë repertori im ndër vite, nuk mund të jenë dot të gjitha, por mendoj që kam zgjedhur një buqetë të bukur nesër.