Celebrities Ndryshe Showbiz

Elvana Gjata: “Jam sulmuar me lajme të pavërteta”!

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë artistja e mirënjohur Elvana Gjata. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo na ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së saj private, rolit si aktore në serialin “Tenxherja Kapakun” dhe projektet e tjera që e presin.

Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo është përballur me lajme dhe thashetheme nga më të ndryshmet, ku shumica kanë qenë të sajuara për të ulur figurën e saj. Si reagon ajo ndaj tyre? Elvana Gjata ka një përgjigje për të gjithë ata që kanë cënuar hapësirën e saj dhe kanë shpikur gjëra të pavërteta:

Fakti është që të thuash të vërtetën sot është çmenduri në një botë plot me gënjeshtra. Sot e vërteta mbulohet me mijëra gënjeshtra. Është e trishtë kur ti shikon një lajm që promovohet dhe riprodhohet nga një mijë portale të tjera dhe nuk i gjendet më as fillimi dhe as fundi. Në fakt këtë do ta quaja një gënjeshtër të madhe. Ne kemi atë shprehjen tonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por në kohët që jetojmë gënjeshtrës i janë zgjatur shumë këmbët. Unë jam sulmuar me lajme të rënda do thoja, të pavërteta. Jo vetëm të pavërteta do thoja, por jashtë çdo llogjike dhe sensi, por kjo mua nuk më ka bërë që të ndalem dhe fakti që nuk kam reaguar nuk do të thotë që kam qenë indiferente, por kam zgjedhur të punoj me të gjithë forcat e mia.