Kishin kaluar 3 vite që nga albumi i fundit i publikuar nga Elvana Gjata dhe ‘Çelu’ duket sikur erdhi pikërisht në momentin e duhur, pas kaosit të zgjedhjeve dhe gjatë fillimit të sezonit të verës.
Së fundmi, si rrallëherë Elvana ka dhënë një intervistë eksluzive për emisionin “Soiree” ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën dhe jetën personale. Duket se me këtë intervistë janë realizuar edhe foto të shumta të cilat Elvana i ka postuar edhe në rrjetet sociale. Artistja ka marrë komente të shumta nga fansat, kolegët dhe miqtë e saj që janë edhe personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.
Mes komplimenteve të Loredanës, Encës, Ilirës, Emina Cunmulajt, Kidës, Ermal Mamaqit e shumë të tjerëve, ajo që ka rënë në sy është komenti i Alketa Vejsiut dhe kjo jo pa arsye. Elvana ka vendosur që t’u kthejë përgjigje miqve të saj nëpër komente ama Alketës ja ka lënë ‘seen’. A ka qënë kjo e qëllimshme vallë apo thjesht Elvanës i ka shpëtuar ky koment?!
Kujtojmë se kohë më parë dy vajzat patën një krisje për shkak të Festivalit të RTSH-së të cilin mendohej se do ta fitonte Elvana Gjata ndërkohë që vendin e parë e rrëmbeu Arilena Ara. I gjithë publiku dukej se ja kishte dhënë zemrën Elvanës por rezultati final shpalli fites Arilenën vetëm me 2 pikë diferencë.