Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar lajme se artistet Elvana Gjata dhe Dhurata Dora pas suksesit të tyre me hitin “Gajde” kanë bashkuar forcat për një tjetër bashkëpunim. Por këtë herë me një impakt më të madh, duke synuar të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2023. Lajmi është bërë i ditur nga faqja në Instagram “Eurovision Kosovo”, të cilët shkruajnë se jo zyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata janë pranuar të jenë pjesë e FEST61, ndërsa RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit.
Në lidhje me këtë lajm ka vendosur që të reagojë vetë këngëtarja e talentuar, Elvana Gjata. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram në InstaStory ajo ka shkruar:
Dy gjëra janë të sigurta!
1. Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision.
2. Sot me Dhurata Dorën kemi koncert. Ju dua!
Pak kohë më parë në media u përfol se festivali i Këngës në RTSH, këtë vit do të vijë në drejtimin e 3 personazheve shumë të njohur nga publiku shqiptar, në moderimin e Arbanës, regjinë e Eduartit dhe në rolin e drejtorit artistik të festivalit do jetë Flori Mumajesi. Gjithashtu në lidhje me këto aludime Flori vendosi të reagonte. Ai u rikthye pas një kohe të gjatë në Instagram dhe kishte postuar lajmin në fjalë duke e mohuar.
Po Flori që s’di gjë?