I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj për të folur mbi atë se çfarë të bën opinionist sot. Çfarë mendon Eltoni për ata që dalin e japin mendime lidhur me çdo temë? Ndërkohë, ai nuk ka kursyer dy fjalë edhe për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Alba Pollozhanin…
Shpeshherë e kam parë të ftuar si opnioniste (Albën), e para njëherë që të jesh e ftuar në emisione dhe të japësh opinione të caktuara, ti duhet të jesh reale për atë që thua. Çfarë opinionesh po jep kur çdo gjë e lidh me mashkullin? Do të shesësh veten, apo të japësh opinion? Janë dy gjëra të kundërta. Të shesësh veten nuk është opionion, është punë, është eskortizëm. Nëse do të japësh opinion, bëhu reale, hiq shifrat me mijëra euro që flet në emision dhe flit për jetën reale. Jeta reale nuk është vila 10 milionë euro. Çfarë transmeton ti? Dua shumë të kuptoj nëse këto janë opinione të stisura për të rritur imazhin tënd, apo është jeta e saj reale? Opinionisti duhet të japë një model të caktuar, ti kujt grupi i drejtohesh?