Celebrities Gossip Showbiz

Elton John ka arsye për të festuar, këngëtari shënon 34-vjetorin e shërimit nga alkooli dhe droga!

Legjenda e muzikës Elton John festoi 34 vjetorin e shërimit të tij nga alkooli dhe droga. Këngëtari legjendar hyri në profilin e tij në Instagram për të festuar këtë moment historik.

Ylli i “Rocket Man” u shpreh: “34 vjet i pastër dhe i matur. Jeta ime nuk ka qenë kurrë më e mirë. Me dashuri, Elton”-ka shkruar ai në mbishkrim. 77-vjeçari është i martuar me David Furnish që nga viti 2014 dhe së bashku kanë dy fëmijë.

Së fundmi Elton ka vendosur të shesë apartamentin e tij luksoz prej 1200 metrash katrorë në lagjen e famshme Buckhead të Atlantës pas 32 vitesh. Apartamenti ndodhet në katin e 40-të të kullës së ‘Park Place’ dhe agjensia e pasurive të paluajtshme e cila e ka nxjerrë në shitje është Sotheby’s International Realty. Apartamenti vlerësohet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë.