Celebrities Gossip Music Showbiz

Elton John emocionon më shumë se kurrë, mban koncertin e fundit të jetës së tij!

Performanca e fundit e legjendës së muzikës Elton John në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar është përshëndetur nga fansat teksa ai mbylli shfaqjen mbrëmjen e djeshme. Këngëtari 76 vjeçar, i përlotur u shfaq në skenën Piramida të Glastonbury për shfaqjen e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të tij Farewell Yellow Brick Road.

Fansat e kanë cilësuar performancën e idhullit të tyre një triumf. Koncerti përmbyllës u ndoq nga bashkëshorti i tij David Furnish dhe fëmijët e tyre, si dhe miq të famshëm duke përfshirë David Walliams dhe Spice Girls. Yjet duke përfshirë Paul Mçartney, Taron Egerton dhe Andrew Garfield u panë gjithashtu në prapaskenë duke parë shfaqjen përpara se të merrnin pjesë në after-party-n e Elton.

Ndërkaq, u përfol se disa yje të muzikës do të bënin duet me legjendën por nuk arritën të shfaqeshin në mbrëmje. Britney Spears, u spekulua se do të performonte këngën e tyre Hold Me Closer me Elton megjithatë ajo nuk u shfaq. Në fillim të shfaqjes, artisti legjendar doli në skenë me një kostum floriri përpara se të ulej në piano ndërsa shpërthyen fishekzjarrët. Ai syzet e tij të famshme me ngjyrë të kuqe për të fshirë lotët. Gjatë mbrëmjes, ai ia kushtoi këngën e tij të parafundit “Don’t Let the Sun Go Down on Me” të ndjerit George Michael në 60 vjetorin e lindjes së tij.