‘Çdo gjë është ashtu si duket’ nuk është asnjëherë njësoj. Nga episod në episod, temat që lëvrohen janë nga më të ndryshmet dhe padyshim çdo bisedim është një informacion i vyer për t’u dëgjuar. Këtë të enjte, krahas prezantueses Anna Shkreli e ftuar ishte dhe Elona Spahiu, autore dhe këshilluese për rritje shpirtërore.
Ajo për çfarë u diskutua këtë episod në fakt ishte diçka shumë e rëndësishme për të ardhmen e gjithë njerëzimit. Bëhet fjalë për vetëdijësimin, edukimin dhe mënyrën si i qasemi mjedisit përreth. Fillimisht, Spahiu na tregoi se nëse vazhdojmë të kemi këtë sjellje kundrejt mjedisit pasojat do të jenë katastrofike.
Toka po zhduket në mënyrë katastrofike, ndryshimet që do të përballet njerëzimi janë katastrofike. Ne të gjithë jemi të lidhur me njëri-tjetrin, japim dhe marrim çdo moment. Gjatë gjithë kohës jemi duke marrë dhe duke dhënë. Në ciklet e hënës si ngrihet niveli i detit, ngrihet dhe niveli i ujit sepse 70% e trupit tonë përbëhet nga uji. Asgjë në univers nuk është kot, çdo gjë ka misionin e vet.
Por çfarë pasojash do të kemi nëse ndodh degradimi i tokës?
Në mbarë botën për shkak se nuk po i kushtojmë rëndësinë e duhur po humb vitalitetin dhe po kthehet në rërë, nuk do të kemi më ushqim për të ushqyer fëmijët. Toka degradon nëse përmbajtja e organizmit në të është e pamjaftueshme. Ne kemi ardhur në këtë pikë ku nuk i kemi kushtuar vëmendje tokës dhe ajo ka degraduar. Në momentin që ajo degradon nuk mban më ujërat dhe kthehet në shkretëtirë, thahet.